Gjoka: Meton e mora me këmbëngulje, por në Vlorë duan emra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2015 | 10:29

Gjoka: Meton e mora me këmbëngulje, por në Vlorë duan emra

Gjoka perballe Rajovicit, ne seance stervitore ne TurqiErnest Gjoka, i ftuar në emisionin “E Hëna Sportive” në TVSH, ka folur edhe për situatën te Flamurtari. Ish-trajneri i kuqezinjve ka thënë se vlonjatët këtë sezon kanë dështuar dhe se për këtë duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësitë e tyre.

Por tekniku shprehet mjaft optimist se sezonin e ardhshëm do të jetë një tjetër ekip. “Flamurtari ka dështuar këtë sezon dhe të gjithë e dinë. Por, për këtë situatë, të gjithë ata aty në klub duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Por unë kam shumë besim se Flamurtari do të rikthehet.

E shpreh këtë bindje, pasi e di mentalitetin e presidentit Idrizi, i cili do ta riformatojë ekipin për sezonin e ardhshëm. Besoj se kjo situatë për mirë apo për keq do t’i kthehet në mësim për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm”, tha Gjoka. Ishtrajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka, është ndalur edhe te Meto.

Sipas tij, Agim Meto nuk ka pasur hapësira te Flamurtari, pasi ka pasur konkurrentë. Zgjedhja më e mirë e Motos, sipas Gjokës, ka qenë Laçi. “Meton e kam marrë unë dhe kam këmbëngulur shumë që ai të ishte pjesë e Flamurtarit në fazën e parë. Por në Vlorë kanë një lloj fanatizimi që i duan lojtarët që të kenë emër.

Megjithatë, unë them se Meto nuk është aktivizuar aq sa duhet te Flamurtari, ndoshta edhe nga fakti se ka pasur konkurrentë të fortë, duke pasur parasysh se ishte edhe Muzaka, i cili ka dhënë një kontribut të madh në atë kohë kur isha unë në krye të Flamurtarit, pra ndaj nuk ka pasur shumë hapësira. Më pas, me sa di, ai ka luajtur shumë pak ndeshje. Minuta ka pasur vetëm në Europë dhe nuk ka bërë keq, por tashmë e ka gjetur veten te Laçi dhe unë i uroj shumë suksese. Laçi duket se është goditja e tij më e mirë dhe jo Flamurtari”, deklaroi Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"