Gjobë dhe dënime, Flamurtari e pëson edhe nga Komisioni i Disiplinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 21:39

Gjobë dhe dënime, Flamurtari e pëson edhe nga Komisioni i Disiplinës

Si të mos mjaftonte barazimi mes polemikash dhe goli i anuluar në minutat e fundit ndaj Elbasanit, klubi i Flamurtarit së fundmi ka marrë edhe dënime dhe gjobë nga Komisioni i Disiplinës.

komisioni-disiplina-fshf

Bëhet fjalë për një gjobë pre 50 mijë lekësh, për sjellje të gabuar të spektatorëve vlonjatë në “Elbasan Arena” si dhe dënimin të zyrtarëve Erion Dine dhe Andi Ribaj, respektivisht me 4 dhe 2 ndeshje pezullim. 

Këto dënimi janë konfirmuar nga vetë klubi kuqezi në faqen zyrtare, teksa janë konsideruar si një komedi që vazhdon. Në orët në vazhdim pritet të zbardhen edhe dënimet e plota nga FSHF, të cila u janë dërguar fillimisht klubeve në email-et zyrtare. 

POSTIMI I PLOTË I FLAMURTARIT:  

Komedia vazhdon: 

Vendimet e KDS date 08/02/2024 

  1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. 
  1. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dine, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti 
  1. Zyrtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"