Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës, ja si e komenton trajneri Gasperini golin e shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 17:35

Gjimshiti i dhuroi fitoren Atalantës, ja si e komenton trajneri Gasperini golin e shqiptarit

Trajneri i Atalantës Xhanpiero Gasperini e ka vlerësuar pozitivisht golin shpëtimtar të mbrojtësit të Shqipërisë Berat Xhimshiti, i cili dhuroi i 3 pikë të çmuara Atalantës në sfidën e lodhshme me Veronën ku bergameskët triumfuan 3-2.

Gjimshiti5

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të ballafaqimit të javës së 15-ë, tekniku italian mendon se përfshirja e mbrojtësve të ekipit në realizimin e një goli vendimtar shërben për të befasuar kundërshtarët në fushë dhe kjo zgjidhje në rrethana ekstreme është thelbësore.

‘’Është e qartë që përfshirja e mbrojtësve në realizimin e golave vendimtarë bëhet thelbësore. Është një zgjidhje që i befason disi rivalët që përqendrohen të mbulojnë disa futbollistë dhe lënë disa të tjerë të lirë’’, bën me dije për mediat Gasperini.

Gasperini555

Xhimshiti realizoi pas një aksioni model të Atalantës në minutën e 90’+4 të sfidës me Veronën në shtëpi. Bergameskët vuajtën për më shumë se 1 orë e gjysmë lojë për të marrë fitoren e dytë radhazi pas një serie rezultatesh aspak bindëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"