Gjashtë muaj pa ekip, ja kur nisi “disheza” e Shkodran Mustafit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 22:08

Gjashtë muaj pa ekip, ja kur nisi “disheza” e Shkodran Mustafit

Kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014, me 20 ndeshje të luajtura gjithsej dhe 2 gola të shënuar. Arsenali pagoi te Valencia 41 milionë euro për të në vitin 2016 dhe Shkodran Mustafi luajti 102 ndeshje në Premier Ligë gjithsej, duke shënuar edhe 7 gola.

mustafi

Por, në vitin 2021 do të niste edhe “disheza” për mbrojtësin e djathtë me origjinë nga shqiptarët e Maqedonisë. Ai largohet te Shalke në Gjermani në 1 shkurt 2021 dhe pas disa muajsh në korrik e mbyll edhe me gjermanët. Në shtator të po të njëjtit vit, Mustafi firmos me Levanten, por vetëm 15 ndeshje në dy vite. Prej korrikut 2023, Mustafi nuk ka një ekip dhe është vetëm 31 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"