Gjashtë humbje radhazi, Ramela: Më “ngushëllojnë” të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2015 | 10:59

Gjashtë humbje radhazi, Ramela: Më “ngushëllojnë” të rinjtë

Flamurtari gol ne FierFlamurtari ka 6 humbje radhazi, fakt që e ka mërzitur pa masë Ernestino Ramelën. Italiani i pankinës vlonjate nuk e fsheh pakënaqësinë nga ecuria momentale e skuadrës, por ngushëllohet me të rinjtë. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, ai ka theksuar se:

“Kemi pësuar ndaj Tiranës humbjen e radhës dhe natyrisht që kjo gjë më mërzit. Por, duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe të gjykojmë realisht. Përballë kishim një ekip pretendent për titull dhe natyrisht që nuk mund të kërkonim më tepër, duke pasur parasysh edhe faktin se luanim edhe me lojtarë të rinj.

Kemi dalë nga të gjithë objektivat tanë sezonal dhe tani luajmë për të respektuar kampionatin, por edhe për strategjinë e re. Jemi duke punuar në këtë drejtim. Kështu, mendoj se ekipi nuk ka motiv, por gjithsesi unë këmbëngul që të jemi sa më seriozë dhe të luajmë më me motiv, pasi çdo lojtar duhet të tregojë veten e tij, pasi luajnë për të ardhmen e tyre.

Drejtuesit kanë si objektiv që ta ngrenë në një nivel sa më të lartë akademinë dhe, në këto kushte, po shikoj me vëmendje lojtarët e rinj. Vlerësoj Llambron dhe Zeqajn, ndërsa Sino duhet që të jetë sa më i vëmendshëm. Pavarësisht kësaj, unë kam shumë besim se këta djem të rinj do të jenë e ardhmja e Flamurtarit, por u duhet ende punë, si dhe besim në vetvete”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"