Gjashtë herë “huq” në merkato, ja lojtarët që refuzuan Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 15:50

Gjashtë herë “huq” në merkato, ja lojtarët që refuzuan Flamurtarin

Flamurtari “ngec” në merkato. Klubi ka stopuar afrimet, duke bërë që skuadra e Ilir Dajës të mbetet e pakompletuar. Shumë prej lojtarëve që preferofshin prej vlonjatëve, në fund kanë refuzuar ofertat. Edhe pse ishin në bisedime me drejtuesit, në fund kanë zgjedhur tjetër ekip.

flamurtari

Muzaka e Radas zgjodhën Skënderbeun, Daja e Kërçiku mbetën te Tirana, Mici firmosi me Shkëndijën e Tetovës, Rexhinaldo shkoi në Kukës, ndërsa i vetmi që nuk ka vendosur ende është Osmani, por edhe ky është larg Vlorës. Sikur të mos mjaftonin emrat e rinj, edhe ata të sezonit të fundit bënë tjetër zgjedhje. Rasti konkret ishte i Alveshit, që firmosi në Turqi. Drejtuesit vlonjatë ishin shumë të bindur se do të merrnin pjesën më të madhe të këtyre kandidatëve, por nuk ndodhi kështu. Në një kohë që administratori Sinan Idrizi ka siguruar trajnerin Ilir Daja se ka buxhet pa limit për merkaton, nuk dihet se përse këta lojtarë nuk preferuan të vijnë në Vlorë.

flamurtari

PORTA – Çështja e portës mbetet ende e pazgjidhur. Flamurtari është në pritje të një përgjigjeje nga portieri Enea Koliçi. Vendimi i pogradecarit do të vijë gjatë kësaj jave dhe shpresohet që të jetë pozitive. Nëse Koliçi nuk zgjedh të rikthehet në Greqi, patjetër që destinacioni është Vlora. Por vlonjatët e kanë një alternativë tjetër. Ai është vlonjati Shpëtim Moçka. Ky i fundit ka pozuar në një foto të hedhur në “Instagram” prej Emiljano Mustës, bashkë me Blerim Kotobellin. Musta paralajmëron një rikthim të portierit te Flamurtari, ndërsa shkruante: “Tre ‘ish-a’ të Teutës. Moçka hajde, të presim”.

flamurtari laci

SULMI – Flamurtari priste Ali Souenë për sulmin. Drejtuesit e klubit vlonjat kërkonin të merrnin shërbimet e një pres sulmuesve më të mirë të Kategorisë Superiore nga sezoni i fundit, megjithatë duket se marrëveshja është gati-gati e pamundur. Duke qenë se ishsulmuesit të Skënderbeut i skadon kontrata me Kievon pas një viti, vështirë se italianët do e lënë të lirë vetëm për huazim. Pani i tyre është që ta shesin dhe duket se interes ka Dinamo e Zagrebit për të. Oferta jo më pak se 8 mijë euro në muaj e Souesë, është ajo që ka “stepur” paksa Flamurtarin. Ndërkaq, aktualisht merkatoja po vijon edhe jashtë vendit në kërkim të lojtarëve.

Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"