Gëzim Sinemati: Po injorojmë kampionët e Botës! Të gjithë merren me biletat, por kemi lënë në hije Francën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 23:49

Gëzim Sinemati: Po injorojmë kampionët e Botës! Të gjithë merren me biletat, por kemi lënë në hije Francën

Opinionisti i “Panorama Sport”, Gëzim Sinemati, u shpreh kritik në studion e “Procesi Sportiv”, për punën e stadiumit të ri Kombëtar, ku do luhet me Francën.

gezim sinemati

Ai u shpreh se në Shqipëri po injorohen Kampionët e Botës, ku u shpreh se të gjithë e kanë mendjen te biletat dhe stadiumi, por askush nuk flet se çfarë do luajmë në fushë ndaj Francës.

BILETAT – Një javë para stadiumit thoni ju. Të gjithë jemi përqendruar, mbaron apo jo stadiumi. Disa duan biletat. Ndërkohë, Reja thotë hajdeni në stadium. Është një pengesë e madhe. Muri i Berlinit feston 30-vjetorin e rënies, kurse muri jonë që ndan biletat për të hyrë në stadium, nuk është prishur akoma.

INJORIM FRANCËS – Duke u marrë me stadiumin dhe biletat, kemi luksin në sensin negativ, për të injoruar kampionët e Botës. Del në plan të tretë ndeshja me Francën. Në fillim themi do marrë apo jo notën kaluese stadiumi, pastaj pjesa e biletave, ndërsa gjëja më e rëndësishme, që është Franca që do luajë me Shqipërinë, ne e kemi çuar në hije. Themi që do marrë pjesë politika, do vijë dhe Ceferin, dhe nuk merremi se çfarë do bëjmë në fushë me Francën. Në Kosovë flitet vetëm për ndeshjen.

STADIUMI I RI – Në Turqi kam parë një ndeshje, ku edhe ekipet e kategorisë së katërt kanë stadium. Kurse ne na kanë mësuar të themi se është sukses i madh që është bërë stadiumi i ri. Thatë që do ndikojë edhe në kampionat. Pse do ndikojë? Stadiumi i Elbasanit, ndikoi në futbollin e Elbasanit? Atje i vihet dryni pas ndeshjeve të Kombëtares. Në Shkodër mezor futen. Po ky stadiumi i ri, për çfarë do jetë? Vetëm derbi është futbolli shqiptar?

EMRI I STADIUMIT – E paraqitën si një festë punënj e emrit. Ka dy kategori. Kategoria që mendon për paratë, që janë drejtuesit tanë, se gjithë Shqipëria është mbytur me teori parash. E mbron tezën që të marrin para nga stadiumi. Ka stadiume të tjera, që janë mirënjohje për futbollin. Ka stadium “Johan Krojf”. Edhe ky stadium merr lekë nga futbolli. Merr në mënyra të tjera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"