Gerd Haxhiu takon Idrizin, drejt stolit kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2015 | 17:27

Gerd Haxhiu takon Idrizin, drejt stolit kuqezi

RamelaZbulohet prapaskena me Ramelën. Pas dështimeve të njëpasnjëshme, klubi i futbollit Flamurtari ka pritur dorëheqjen e italianit të pankinës vlonjate, Ernestino Ramela.

Në një kohë kur Ramela nuk e ka dhënë dorëheqjen, drejtuesit e kanë lënë atë në detyrë për shkak të pasojave financiare që mund të sillte shkarkimi i tij dhe zgjidhja e njëanshme e kontratës. Burime konfidenciale pranë klubit vlonjat thanë dje për gazetën se italiani Ernestino Ramela do të jetë në drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit dhe më pas nuk do t’i ofrohet rinovimi. Në shqyrtim nga drejtuesit e klubit si pasardhës të Ramelës në krye të pankinës së Flamurtarit janë disa emra trajnerësh shqiptarë.

“Panorama Sport” ka zbuluar dje se drejtuesit e klubit janë ulur në bisedime edhe me trajnerin e njohur Gerd Haxhiu, i cili shikohet si një ndër kandidatët për të pasuar italianin në stolin vlonjat. Madje, mësohet se pak kohë më parë Haxhiu është ulur në bisedime me administratorin Idrizi. Trajneri vlonjat i ka paraqitur Idrizit platformën e tij. Gerd Haxhiu shikohet si një ndër kandidaturat potenciale për trajner të Flamurtarit dhe nëse ai do të pranonte ofertën e drejtuesve, ky do të ishte për të një rikthim, pasi më parë ka qenë zëvendëstrajner i Flamurtarit. E.S

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"