Gerd Haxhiu: Jam gati për stolin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2015 | 14:15

Gerd Haxhiu: Jam gati për stolin kuqezi

gert_haxhiu_trajneri_i_ri_i_beGerd Haxhiu konfirmon atë që “Panorama Sport” paralajmëroi pak ditë më parë, pikërisht nisjen e bisedimeve me drejtuesit e Flamurtarit për postin e trajnerit.

Duke parë formën e dobët të skuadrës dhe punën aspak pozitive të Ramelës, Haxhiu është një nga emrat që përfliten se mund të jetë pasuesi i trajnerit italian në stolin e vlonjatëve.

Haxhiu e ka deklaruar këtë fakt gjatë një prononcimi për “Super Sport”, për faktin që mund të jetë pasuesi i trajnerit italian. “Kam bërë një bisedë paraprake me administratorin Idrizi në prani edhe të bordit drejtues të skuadrës së Flamurtarit”, ka deklaruar trajneri Haxhiu.

Në këtë mënyrë, trajneri ka konfirmuar atë që është bërë me dije prej ditësh. Trajneri ka shtuar se është i hapur për rikthimin në Vlorë. “Ishte një bisedë e bërë në parim për stolin e trajnerit, por pa detaje konkrete. Unë jam i hapur për t’u rikthyer si trajner te Flamurtari, sepse kam investuar në këtë profesion dhe do të mbetem aktiv”, deklaroi Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"