Gazetari i tregoi amanetin e të atit para sfidës mes Shkëndijën, emocionohet Murinjo: Nuk e meritoj këtë respekt të madh!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:30


Gazetari i tregoi amanetin e të atit para sfidës mes Shkëndijën, emocionohet Murinjo: Nuk e meritoj këtë respekt të madh!

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shkëndijën, të mbajtur me “Zoom”,  Zhoze Murinjo është ndjerë i emocionuar teksa një gazetar maqedonas, Igor Aleksandroviç, i tregoi rreth babait të tij të ndjerë, i cili ishte një fans i zjarrtë i “Special One” dhe si i tillë shpesh herë i fliste për të.

0_jose-selfie

“Përshëndetje trajner, kjo është mundësi unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim. Përshëndetjet e para për ju nga ai, pasi ai nuk jeton më. Një nga rastet kur ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, duhet të të kërkoj një fotografi me ty – pasi ai kishte respekt të madh për ju”- iu drejtua gazeretari Murinjos.

“Nëse më lejoni një fotografi me ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj?”, pyeti i Igor Aleksandrovicit.

Murinjo pasi dëgjoi fjalët e gazetarit u emocionua dhe i siguroi atij se fotoja është punë e mbaruar dhe ai të mundohej ta takonte pas ndeshjes.

“Faleminderit shumë. Fotografia nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin. Fotografia do të është e kryer, do ta bëjmë. Mund të na takoni para ndeshjes, ose ndoshta në hotel është më e lehtë. Nëse bëhet pas ndeshjes, pas ndeshjes. Nuk ka asnjë lidhje me rezultatin. Kënaqësia ime do të jetë të bëj fotografi me ty. Është nder për mua që babai juaj kishte respekt kaq të madh për mua. Nuk e meritoj këtë”, ka thënë Murinjo.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com