Gatuzo ngre zërin: Mjerë kush kursehet për Milanin! Kutrone? Të fejohet e të bëjë dashur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 11:22

Gatuzo ngre zërin: Mjerë kush kursehet për Milanin! Kutrone? Të fejohet e të bëjë dashur

Sot ndaj Sampdorias, Milani kërkon suksesin e radhës pas fitoreve bindëse ndaj Spalit dhe Ludogoretstit në Ligën e Europës. Populli kuqezi u zgjua dje me lajmin e interesimit të një klubi të huaj për Xhenaro Gatuzon, me teknikun që nga ana e tij sheh vetëm kuqezi.

Gatuzo-470x295

Nuk ka asnjë rrezik, por krerët janë vënë në lëvizje për të përshpejtuar kohën e rinovimit me trajnerin. Në konferencë për shtyp, në prag të takimit të sotëm, në orën 20:45, Rino Gatuzo foli për sfidën në fjalë, por edhe për tematika të tjera lidhur me skuadrën dhe të ardhmen e tij.

“San Siro” – Konferenca e Gatuzos nisi me një thirrje për popullin kuqezi për të mbushur shkallët e stadiumit. Skuadra ka nevojë për ndihmë, pasi momenti është delikat, pavarësisht rezultateve pozitive, me trajnerin që u shpreh: “Paraqitjet dhe rezultatet janë një detyrim ndaj tifozëve. Atyre u kërkoj ndihmë, në mënyrë që të paraqiten sa më të shumtë në numër nesër (sot) në “San Siro”. Jemi të gjithë pjesë e skuadrës ndaj ne bëjmë punën tonë në fushë, tifozët në tribuna”.

milan

Grupi – Ndihma dhe sakrifica për njëri-tjetrin është lajtmotivi i fjalës së trajnerit, i cili ndër të tjera theksoi: “Secili ndihmon shokun në çdo mënyrë. Më pëlqen shpirti i sakrificës dhe, nëse skuadra rri e ngjeshur në pak metra, është meritë e të gjithëve, sidomos sulmuesve që mbrojnë të parët.

Reparti i tërhequr meriton gjithashtu komplimente, po luajnë mirë dhe merita është e të gjithëve. Bonuçi është një shembull i kësaj skuadre dhe është një kampion, të cilin e kanë kritikuar ndoshta më shumë sesa meritonte”. Kutrone është njeriu i momentit, me Gatuzon që ka këshillën e duhur dhe nuk ia kursen në publik dukë i thënë se: “Të gjejë një të dashur bukuroshe, që të qëndrojë në shtëpi e të mendojë për Milanin, si dhe për të bërë dashuri…”.

Milan

Pa kursim – Milani, mbi gjithçka dhe mbi këdo, pa u kursyer kurrë. Është kjo kërkesa e Gatuzos në prag të sfidës së radhës. Sampdoria është një rival i vështirë dhe kuqezinjtë e pësuan keqazi në fazën e parë. “Me Ludogoretsin luajtëm me frenat e dorës ngritur dhe nuk më pëlqeu.

milan

Ndaj Sampdorias nuk do ta toleroj përsëri këtë qëndrim dhe djemtë i kam paralajmëruar. Ata janë një kundërshtar i vështirë dhe drejtohen nga një trajner, të cilin e vlerësoj shumë, madje aq shumë sa i kam vjedhur disa skema”, deklaroi Gatuzo.

Merkato – Vetëm dy muaj te Milani kanë shtuar interesin e klube të huaja për Xhenaro Gatuzon. I pyetur mbi këto zëra, Rino preu shkurt: “Për mua ekziston vetëm Milani. Kur u largova si futbollist, ishte vendimi im, pasi Galiani bëri gjithçka për të më bindur që të qëndroja në stafin e Alegrit.

Milan stervitje

Sot shpresoj të qëndroj sa më gjatë dhe përfitoj për të falënderuar drejtorin Mirabeli dhe administratorin Fasone që vendosën të më besonin, pavarësisht se për të më bindur për ekipin e të rinjve më telefononin tetë herë në ditë për 3 javë radhazi. Nuk më mungonte dëshira, por kisha dyshime mbi aftësitë e mia për t’u marrë maksimumin djemve. Sa për kontratën time të re, mund të pres pa problem deri më 31 gusht”.

Përgatiti: REINOLD BAKALL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"