Gati të japë 70 milionë euro, Bajerni i prish planet Sitit për yllin spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2019 | 14:54

Gati të japë 70 milionë euro, Bajerni i prish planet Sitit për yllin spanjoll

Edhe pse mesfsushori i Atletikos, Rodri ka rënë dakord në çdo detaji ë me Sitin, Bajerni nuk dorëzohet dhe do t’ia rrëmbejë para kohe.

Rodri Atletiko

Bavarezët kërkojnë të rikthehen në majën e Europës dhe deri tani janë duke bërë lëvizjet e duhura në merkato.

22-vjeçari spanjoll ka rënë dakord në çdo gjë me “Qytetarët”, por klubi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Atletikon. Madrilenët kërkojnë as më shumë dhe as më pak se 70 milionë euro, për ta shitur Rodrin, por Siti nuk e jep atë shumë.

Bajerni është gati ta japë këtë shifër dhe misioni momental është të bindë lojtarin për të shkuar në Gjermani dhe jo në Angli.

Mbetet të shihet me interes, cili do të jetë vendimi i lojtarit, i cili tashmë ndodhet në një udhëkryq të karrierës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"