Gara për 4- shen e parë, ende e hapur/ Pauza, i vjen në ndihmë skuadrës së Superiores për të rikuperuar 3 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 23:41

Gara për 4- shen e parë, ende e hapur/ Pauza, i vjen në ndihmë skuadrës së Superiores për të rikuperuar 3 lojtarë

Edhe pse ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit, Dinamo është në lojë për 4-shen e parë. Skënderbeu dhe Tirana, dy rivalët për vendin e 4-t, janë 4 dhe 3 pikë larg, një diferencë e rikuperueshme në 9 ndeshje të mbetura, duke përfshirë edhe atë që nuk u luajt me Teutën.

dinamo

Me Skënderbeun është ndeshja e radhës dhe blutë duhet të fitojnë patjetër për të rritur shanset e tyre, ndërsa sfida e prapambetur me Teutën mund të jetë një lloj bonusi për të përmirësuar renditjen. Por kryeqytetasve nuk u falet më asnjë hap fals.

Ndeshja e radhës do të luhet në fund të muajit, kur Dinamo do të ndeshet me Skënderbeun. Pauza për shkak të ndeshjeve të Kombëtares pritet që ta ndihmojë skuadrën blu për të rikuperuar lojtarët me probleme, siç janë Bakari Gudiabi, Patrik Bardhi dhe Fatjon Andoni.

Gudiabi ka dëmtuar kaviljen që në ndeshjen me Egnatian dhe mungoi në derbi, por pritet të jetë gati ndaj korçarëve, duke qenë se ka më shumë kohë në dispozicion. Andoni nuk luajti për shkak të një infeksioni në sy në derbin me Tiranën, edhe pse ishte i pranishëm në stol. Bardhit, sipas stafit blu, i duhen rreth 10 ditë për rikuperimin nga një problem fizik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"