Futbollisti i Realit tregon premtimin e çmendur të Ançelotit: Ka thënë se do të kërcejë me mua kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 12:15

Futbollisti i Realit tregon premtimin e çmendur të Ançelotit: Ka thënë se do të kërcejë me mua kur…

Karlo Ançeloti njihet si një trajner i cili përtej njohurive të jashtëzakonshme taktike që e kanë bërë një prej teknikëve më të suksesshëm në histori, krijon edhe një lidhje shumë të ngushtë me futbollistët e skuadrave që ka drejtuar.

anceloti 2

Këtë e ka treguar vazhdimisht në ekipe të ndryshme dhe për shumëkënd nuk ishte çudi kur dy vite më parë u shfaq përkrah të rinjve të skuadrës së Real Madrid duke kërcyer në fund të një prej sukseseve në Ligën e Kampioneve. Dhe tani, ai ka bërë një premtim se do të përsëritë vallëzimin e tij përkrah lojtarëve.

anceloti real

Këtë e ka zbuluar Eduardo Kamavinga në një intervistë për “Telefoot”. “Karlo Ançeloti më ka thënë se për golin tim të radhës, ai do të kërcejë me mua. Nuk e di se kur, por ai do të kërcejë”, tha duke qeshur futbollisti i madrilenëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"