Futbollisti i Juventusit dëshiron një përvojë të re, në pritje PSG-ja dhe Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 9:34

Futbollisti i Juventusit dëshiron një përvojë të re, në pritje PSG-ja dhe Barcelona

Futbollisti i Juventusit Matia De Shiljo mund të vendosë në fund të këtij sezoni të ndërrojë skuadër.
de shiljoo
“La Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi italian dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë Italisë. PSG-ja dhe Barcelona shihen si mundësitë ideale që lojtari i Italisë të gjejë vend. Nëse ish-trajneri i Juventusit Masimiliano Alegri merr frenat e kampionëve të Francës sezonin e ri, atëherë për De Shiljon do të jetë më e lehtë të akomodohet te PSG-ja.

Edhe Barcelona përbën një mundësi të mirë për të ardhmen e De Shiljos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"