Futbolli para armëve bërthamore, diktatori korean dëshiron Botërorin 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 18:31

Futbolli para armëve bërthamore, diktatori korean dëshiron Botërorin 2026

Duket që tani kanë filluar të ziejnë alternativat për organizimin e Botërorit të vitit 2026. Kandidaturat potenciale të Marokut dhe SHBA-së me Kanadanë në bashkëpunim janë tërhequr nga gara dhe e vetmja alternativë që ka ngelur ende në garë është ajo e Koresë së Veriut.

diktatori korean

Afati i fundit për të kërkuar të drejtën e organizimit ishte 1 Prilli dhe nuk ka njoftim në qoftë se ndonjë shtet tjetër ka paraqitur kërkesë. Sipas një lajmi që vjen nga Koreja e izoluar thuhet: “Kim Jong ka pasion të madh futbollin, madje më shumë se armët nukleare. Ai dëshiron të organizojë këtë event për t’i treguar botës së Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha”, duke përforcuar idenë se Botërori 2026 mund të zhvillohet atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"