Futbolli nuk shkon në shtëpi, ja çfarë shkruajnë mediat në Angli pas eliminimit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 11, 2018 | 23:14

Futbolli nuk shkon në shtëpi, ja çfarë shkruajnë mediat në Angli pas eliminimit

Eliminimi i Anglisë në gjysmëfinale, është përjetuar shumë keq nga mediat angleze. Britanikët besonin se ky do të ishte viti i duhur që trofeu do të kthehej në shtëpinë ku është shpikur futbolli, por kjo nuk ndodhi. Ja çfarë shkruajnë disa prej mediave angleze pas eliminimit:

goli

“Nuk po vjen në shtëpi. Ëndrrat e Anglisë për Kupën e Botës përfunduan”, ka shkruar BBC

1

“Mandzukic shënon golin e fitores për të shuar ëndrrën e Anglisë për Botërorin”, shkruan Guardian.

2

“Përfundoi e gjitha”, është titulli i tabloidit britanik Daily Mail.

3






www.minuta90.com