Fusha s’është gati, Tomori mbyll vitin në Kuçovë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 16:14

Fusha s’është gati, Tomori mbyll vitin në Kuçovë

Tomori duket se do ta mbyllë këtë pjesë të parë të kampionatit në Kuçovë. Megjithëse drejtuesi i firmës që ka marrë përsipër shtrimin e tapetit të stadiumit të Beratit, disa ditë më parë bëri të ditur se gjithçka do të ishte gati brenda javës që kaloi, asgjë nuk ka ndryshuar.…

Tomori duket se do ta mbyllë këtë pjesë të parë të kampionatit në Kuçovë. Megjithëse drejtuesi i firmës që ka marrë përsipër shtrimin e tapetit të stadiumit të Beratit, disa ditë më parë bëri të ditur se gjithçka do të ishte gati brenda javës që kaloi, asgjë nuk ka ndryshuar. Gjendja në stadiumin “Tomori” është e njëjtë ku një pjesë e tapetit ka mbetur pa u shtruar dhe fusha është e papërfunduar.

Stadiumi i Tomorit

 

GJENDJA

Megjithatë, skuadra nën drejtimin e trajnerit Santiliano Dule vazhdon të stërvitet në gjysmën e fushës që është e shtruar. Në pamundësi për t’u stërvitur në një terren tjetër, beratasit i zhvillojnë përgatitjet në stadium. Ndërkaq, duket e vështirë që Tomori të luajë ndonjë  ndeshje në stadiumin e vet, të paktën për këtë vit.

tomori stadiumi1

 

Edhe nëse shtrohet pjesa e mbetur e tapetit në ditët në vijim, fushës i duhen të paktën 2- 3 javë që të mos shkelet dhe më pas të jetë gati për të pritur ndeshje. Kur është mesi i nëntorit dhe kampionati vazhdon deri në mes të dhjetorit, duket thuajse e pamundur që skuadra të kthehet për të luajtur në stadiumin e vet.

Tomori Stadiumi

Në këtë mënyrë, ekipi do të vazhdojë t’i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin e Kuçovës. Madje, që këtë fundjavë, Tomori do të presë në “Bashkim Sulejmani” skuadrën e Shënkollit ku do të kërkojë medoemos fitoren.

NGËRÇI

Rikonstruksioni i stadiumit të Beratit nisi që në prill të këtij viti. Ndërhyrja në ambientet e brendshme dhe të jashtme të impiantit u bë në kohë rekord. Por, shtrimi i tapetit me bar artificial nisi disi me vonesë. Prej më shumë se një muaji, puna ka ngecur pasi mungojnë disa prej shiritave duke lënë më pak se gjysmën e fushës të pashtruar.

tomori tirana 1

Gazeta “Panorama Sport” e ka ndjekur nga afër këtë çështje, në një kohë që firma që ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, ka bërë të ditur se gjithçka do të përfundojë shpejt. Por, puna ka ngecur dhe në këtë mënyrë, duket se Tomori do të presë deri vitin e ardhshëm për të luajtur sërish në stadiumin e vet.

Tomori

ERIS SYLYKU






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com