FSHF skandal me Shpresat, fshihet lista e Kombëtares U-21

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 10, 2016 | 14:51

FSHF skandal me Shpresat, fshihet lista e Kombëtares U-21

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë sot ndeshjen e fundit kualifikuese. Sfida që do të zhvillojë sot është lënë krejtësisht në harresë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Prej disa ditësh, kuqezinjtë e vegjël kanë qenë të grumbulluar në Shqipëri, mirëpo në faqen zyrtare të institucionit të futbollit në vend nuk është parë e arsyeshme që të ketë asnjë njoftim në lidhje me këtë ndeshje.

kombetarja u-21.

Nuk është bërë me dije madje as lista e lojtarëve që trajneri Jupi ka ftuar të ketë të gatshëm për këtë sfidë. Nuk dihet nëse është kërkesë e këtij të fundit për të mbajtur të fshehtë çdo gjë për sfidën e fundit si për të fshehur turpin e paraqitjeve të kuqezinjve që vazhdojnë nga sezoni në sezon, duke mos pasur asnjë objektiv, pavarësisht se në përbërje kanë lojtarë që janë liderë në ekipet e tyre, apo është injorim që vjen për zyrën e shtypit me “urdhër nga lart”.

Lista U-21 UEFA

Renditja

Shqipëria U-21 renditet në vendin e tretë në grupin e katërt të kualifikueseve. Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë e vegjël kanë marrë tri fitore, tri barazime dhe tri humbje. Kombëtarja Shpresa ka mundur Lihtenshtejnin me rezultatin 2-0 si në ndeshjen e zhvilluar në vendin tonë, ashtu edhe në atë të luajtur në transfertë. Gjithashtu, kuqezinjtë ia kanë dalë që të mundin moshatarët e Hungarisë me rezultatin 2-1.

Tabela U-21

Greqia, Azerbajxhani dhe Portugalia janë tri transferta, në të cilat kuqezinjtë kanë dalë të mundur. Barazimet e Kombëtares Shpresa janë arritur në sfidat përballë Greqisë (0- 0) në Shqipëri, ndaj Hungarisë në transfertë (2-2) dhe ndaj Izraelit (1-1) në Shqipëri. Sot Shqipëria luan pa asnjë objektiv dhe një rezultat pozitiv do të bënte vetëm ruajtjen e vendit të tretë, ndërkohë që Izraeli është në garë për një vend në fazën “play off”.

u 21

Arbitrojnë irlandezoveriorët

Në ndeshjen e sotme të Kombëtareve Shpresa do të jenë gjyqtarë nga Irlanda e Veriut. UEFA ka vendosur që ky takim të luhet në stadiumin “Ha Moshava” në Petah Tikva të Izraelit. Sfida do të fillojë në orën 18:45. Gjyqtari kryesor do të jetë Arnold Hunter (Irl. e Veriut). Asistentë të tij: Garet Ekin (Irl. e Veriut) dhe Stephen Bell (Irl. e Veriut). Gjyqtari i katërt do të jetë Ian MekNab (Irl. e Veriut).






www.minuta90.com