Frikë se Interi fiton derbin e sotëm dhe feston titullin, tifozët e Milanit u shesin biletat zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 11:17

Frikë se Interi fiton derbin e sotëm dhe feston titullin, tifozët e Milanit u shesin biletat zikaltërve

Edhe pse derbi i sotëm Milan-Inter do të luhet në “shtëpinë” e kuqezinjve, që janë pritës dhe normalisht do të kenë më shumë tifozë në “San siro”, ka shumë gjasa që situata të jetë disi ndryshe.

fbl-ita-seriea-juventus-ac-milan-1-min

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tifozët e Milanit nuk besojnë shumë te fitorja e skuadrës së tyre. Të “frikësuar” nga fitorja e mundshme Interit, që do t’i jepte titullin kampion, ata kanë nisur të shesin biletat e tyre. Pra, kryesisht në zonën qendrore të stadiumit apo në sektorët e lartë, mund të ketë më shumë tifozë të Interit, që në këtë ndeshje mund të jenë deri në 20 mijë.

Duket qartë se tifozët e Milan nuk dëshirojnë të jenë në stadium në këtë ndeshje, ku Interi mund të shpallet kampion i Serisë A dhe të festojë para hundës së tyre. Ndaj dhe po përfitojnë nga rasti për të rishitur biletat te “kushërinjtë” interistë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"