Frikë për Lautaron dhe Mesin, avioni argjentinas pezull në qiell

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 14:32

Frikë për Lautaron dhe Mesin, avioni argjentinas pezull në qiell

Ndërsa Argjentina përgatitej për supersfidën me Brazilin dhe gjithë bota i kishte sytë të kthyer nga “Klasikja”, për bardhekaltrit gjërat nuk kanë shkuar vaj.

mes 1

Sfida e luajtur në San Huan solli një kalvar të gjatë vuajtjesh para mbërritjes së kombëtares vendëse në këtë qytet. Moti i keq nuk e ka favorizuar lëvizjen e argjentinasve, të cilët kanë përjetuar momente frike pikërisht para zbarkimit në aeroportin e San Huanit.

Avioni që në bord kishte yje si Mesi, Lautaro e Dibala, u detyrua të shtynte uljen e tij në pistën e aeroportit për shkak të motit duke shkaktuar konfuzion te lojtarët dhe te stafi.

SITUATA – Si pasojë e një ere me një shpejtësi të çmendur prej 75 kilometrash në orë, kulla e kontrollit të aeroportit urdhëroi pilotët e avionit të kombëtares argjentinase të mos uleshin në pistën e aeroportit, duke i detyruar të qëndronin në ajër për rreth 30 minuta.

Gjatë kësaj pritjeje që shkaktoi shumë ankth te të gjithë pjesëtarët e Argjentinës, është marrë në konsideratë edhe zhvendosja e zbarkimit në një tjetër aeroport, atë të Mendozës, që do t’i detyronte pastaj argjentinasit të përshkonin edhe 174 kilometra rrugë tokësore. Në fund, ama, pasi kanë siguruar destinacionin dhe kushtet natyrore kanë qenë të kënaqshme, destinacioni nuk ka ndryshuar dhe zbritja është bërë në San Huan.

Gjithsesi, problemet nuk u ndalën këtu për delegacionin argjentinas, pasi u detyruan të qëndronin për një kohë shumë të gjatë në ambientet e aeroportit para se të dilte, pikërisht për shkak të erës së rinisur.

Për fat të mirë, e gjithë situata solli vetëm ankth dhe pasiguri, të cilën futbollistët dhe gjithë stafi e kanë lënë tashmë pas krahëve dhe ashtu si kanë thënë burimet e federatës: “Mund të shkonte edhe më keq”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"