Francezët censurojnë pyetjet në konferencë, mësoni kush vendos drejtësi në Barcelona-PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 19:30

Francezët censurojnë pyetjet në konferencë, mësoni kush vendos drejtësi në Barcelona-PSG

Ka qenë një konferencë jo si të gjitha të tjerat ajo e Mauricio Poçetinos dhe Leandro Paredesit në Barcelonë përpara ndeshjes mes katalansve dhe PSG-së. Shefi i komunikimit në klubin francez u ka komunikuar mediave që nuk do të bëjnë asnjë pyetje për Lionel Mesin dhe të ardhmen e tij.Barcelona-x-PSG

Në këtë mënyrë do të shmangeshin polemikat, por mbi të gjitha edhe nuk do të motivohej më shumë ambienti i Barcelonës për ndeshjen e sotme. Shumë media spanjolle nuk janë lejuar që t’i bëjnë pyetje trajnerit dhe ai ka komunikuar më shumë me gazetarët francezë, të cilët kanë interesin që kjo sfidë të fitohet nga PSG-ja.

Holandezi Bjorn Kaipers do të jetë arbitri i ndeshjes së sotme mes Barcelonës dhe PSG-së. UEFA ia ka besuar arbitrit me eksperiencë këtë duel delikat që do të luhet në “Camp Nou” dhe ndihmësit e tij do të jenë Sander van Roekel dhe Ervin Zeinstra. Në VAR do të jetë Pol van Boekel. Kjo është ndeshja e dytë mes dy skuadrave që do të arbitrohet prej tij.

Më parë ka drejtuar duelin 1-1 në sezonin 2012-2013. Hera e fundit që ka arbitruar Barcelonën në “Camp Nou” ka qenë fitorja 3- 0 kundër Liverpulit. Më parë ka arbitruar Barcelona-Juve (0-0), Barcelona-Milan (3-1) dhe Barcelona-Dinamo Kiev (2-0). PSG-në e ka drejtuar në barazimet 1-1 ndaj Napolit dhe 2-2 me Çelsin, por edhe në sezonin 2012-2013 kundër Dinamos së Kievit (4-1).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"