Françesko Toti “tërbon” serbët, pëlqen postimin e Dua Lipës për Shqipërinë etnike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 23:18

Françesko Toti “tërbon” serbët, pëlqen postimin e Dua Lipës për Shqipërinë etnike

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa shkaktoi “tërbim” te serbët me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Toti

Me flamurin autentik, Shqipërinë etnike, Dua ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në rrjetet sociale. Madje, ishte ky flamur që ndërpreu ndeshjen Serbi – Shqipëri para gjashtë vitesh dhe kjo nuk është “kapërdirë” dot  nga serbët.

Dua Lipa Toti

Kjo ka ngritur edhe reagimin e gazetarit britanik, Sam Strit i cili u mundua t’i tregojë Duas se “kjo gjë është e gabuar”. Nga ana tjetër, serbët i ka zhgënjyer tejmase fakti që edhe ish-kapiteni legjendar Françesco Toti, e ka pëlqyer postimin e shqiptares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"