Francë, Suedi dhe Holandë, në 180 minuta luhet për dy “bileta”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 16:41

Francë, Suedi dhe Holandë, në 180 minuta luhet për dy “bileta”

Grupi A është ai ku 180 minutat e fundit do të jenë më interesantet, pasi janë tri skuadra në lojë për dy bileta. Aktualisht kryeson Franca (17 pikë), e cila luan sot në transfertë me Bullgarinë, pesë pikë prapa “gjelave” dhe të martën presin Bjellorusinë në shtëpi. Ata që ndjekin janë suedezët (16 pikë), të cilët presin Luksemburgun dhe më pas udhëtojnë në Holandë, për duelin që vlen biletën e vendit të dytë.

kevin-strootman-paul-pogba-france-netherlands_674rc5w5d2v61ggn0b1wx64k2

Ndërsa portokallinjtë, e vendit të tretë me 13 pikë, udhëtojnë sot në Bjellorusi dhe, më pas, do të presin Suedinë. Natyrisht që Franca duket ajo më e favorizuara për t’u kualifikuar e para, edhe pse sot nuk do të jetë një sfidë e lehtë. Por me tri pikë ata e presin të qetë duelin e fundit mes Holandës dhe Suedisë. Dhe interesimi më i madh do të jetë te “tulipanët”, të cilët do të merrnin një shuplakë të fortë, duke qenë se janë thuajse jashtë edhe Botërorit 2018, pas mungesës së Europianin francez.

Duke lënë mënjanë rezultatin e sotëm të Suedisë, nëse të dy ekipet do të shkojnë me një diferencë prej tri pikësh në duelin e fundit, ata duhet të fitojnë ndaj nordikëve me një diferencë të rëndësishme golash, duke qenë se sivjet nuk vlen më golavarazhi në duelet direkte, por ai i përgjithshëm.

Aktualisht Suedia e ka +11, ndërsa Holanda +5, prandaj duke parë se ato ndeshen respektivisht me Luksemburgun dhe Bjellorusinë, sot, përpara duelit të së martës, do të jetë një sfidë në distancë, se cila prej tyre shënon më shumë, me portokallinjtë që shpresojnë të ngushtojnë sa më shumë diferencën aktuale prej 6 golash.

Përndryshe, në ndeshjen e fundit, nëse situata mbetet po e njëjta (duke supozuar se si Suedia e Holanda do të mbeten në të njëjtat shifra), “tulipanëve” do t’u nevojitet një fitore me goleadë, 6-0, për të prerë një biletë për në Botërorin “Rusi 2018”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"