FOTO+VIDEO/ Mesut Ozil pëson transformim radikal, reagon Kristiano Ronaldo: Jo keq, vëlla!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 18:40

FOTO+VIDEO/ Mesut Ozil pëson transformim radikal, reagon Kristiano Ronaldo: Jo keq, vëlla!

Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Arsenalit, Mesut Ozil është tansformuar në mënyrë radikale përsa i përket fizikut të tij.

11111

35 vjeçari ka postuar një video në rrjetet sociale duke treguar bicepsin dhe tricepsin teksa stërvitej me pesha 50 kilogramë dhe me jelek të rëndë.

Ai ka marrë shumë komente nga ndjekësit ku spikat ai i Kristiano Ronaldos:  “Vëlla, nuk është keq”.

“A është gati të bashkohet me WWE?”, “Ozil dëshiron të ndeshet me Anthonu Joshua”, “Mesut Ozil është duke punuar për një fizik gati për plazh”, “Çfarë po bën Mesut Ozil? Nuk ka ditë pushimi” apo “Me sa duket, Mesut Ozil po përpiqet të bashkohet me ushtrinë turke”…, janë vetëm disa nga komentet e tjera të ndjekësve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"