FOTO+VIDEO/ I buzëqeshur në tribunë, shikoni dedikimin e veçantë të golit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 20:33

FOTO+VIDEO/ I buzëqeshur në tribunë, shikoni dedikimin e veçantë të golit të Skënderbeut

Skënderbeu luan ndeshjen e kthimit me Bylisin, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.104752199_993398611079964_1620499472712888570_n

FOTO: F. Hazisllari

Korçarët kaluan në avantazh në minutën e 34’, ku Mensah shënoi pas një asisti perfekt të marrë nga Imami.

Pikërisht goli i shënuar iu dedikua Jorgo Meksit, i cili ka mbyllur sezoni për shkak dëmtimi, pas një goditje të marrë në kampionat pikërisht në ndeshjen me Bylisin për kampionat.106206841_1004038950050512_5974101572145332204_n

Menjëherë pas dedikimit të golit për mbrojtësin e djathtë, ky i fundit është parë i buzëqeshur në tribunë, ku po ndiqte shokët e tij të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"