FOTOLAJM/ Shkodranët e Laçit i përgjigjen thirrjes së “shtëpisë”: Vis Kraja të përshëndesim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 23:09

FOTOLAJM/ Shkodranët e Laçit i përgjigjen thirrjes së “shtëpisë”: Vis Kraja të përshëndesim

Gjatë kësaj jave, me ardhjen e tij në krye të Vllaznisë, pas dorëheqjes së Ernest Gjokës, trajneri Ervis Kraja, ndër të tjera i bënte thirrje edhe shkodranëve që aktivizohen me ekipin e Laçit, Shtubinës, Nikës dhe Fangajt, që të arrinin të mundnin Kamzën, përveç interesit të tyre, edhe në dobi të Vllaznisë, që kamzalinjtë i ka rivalë për mbijetesën.

kraja vllaznia

Laçi fitoi ndaj Kamzës, dhe Vllaznia gjithashtu fitoi takimin e vet ndaj Kukësit, dhe shkodranët kanë ende shpresa te mbijetesa edhe në javën e fundit. Është Ndriçim Shtubina, i cili në një postim në Facebook, gjendet pranë Nikës dhe Fangajt, dhe shkruan: “Vis Kraja të përshëndesim”

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"