FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2022 | 14:29

FOTOLAJM/ Nga Teuta te Kastrioti, mesfushori del në stërvitje me krutanët

Silvio Zogaj ka dalë në stërvitje me skuadrën e Kastriotit.

SILVIO ZOGAJ

Mesfushori i cili u largua pak ditë më parë nga Teuta, është prezantuar në seancën stërvitore me ekipin krutan ku pritet të jetë dhe afrimi i radhës i Kastriotit.

24-vjeçari me klubin durrsak nga ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë u aktivizua në total në 5 ndeshje këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Zogaj në karrierën e tij përveç Teutës ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Vllaznisë, Laçit, Luftëtarit dhe Besëlidhjes.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"