FOTOLAJM/ “Mos bëj më gola, se na solle tërmetin”, futbollisti i Kukësit ngacmon Jasir Asanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 9:58

FOTOLAJM/ “Mos bëj më gola, se na solle tërmetin”, futbollisti i Kukësit ngacmon Jasir Asanin

Shqipëria u trondit sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë. Epiqendra sipas institutit sizmologjik ka qenë afër Shijakut ndërkohë që tronditje të fuqishme janë ndjerë në Durrës, Krujë, Tiranë dhe Lezhe. Pasoja më të rënda kanë qenë në Durrës dhe Thumanë, ku janë regjistruar edhe viktima nga shembja e disa pallateve.

Asani

Ndërkohë nuk kanë munguar ngacmimet në rrjetet sociale të futbollistëve të Kategorisë Superiore! Ka qenë futbollisti i Kukësit, Blerim Kotobelli, i cili ka ngacmuar Jasir Asanin e Partizanit. “Mos bëj më gola se na solle tërmetin, se e ke mendjet te fotot”, ishte komenti i Kotobellit. Kujtojmë që Asani realizoi golin e fitores në sfidën e djeshme ndaj Laçit.

Jasir Asani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"