FOTOLAJM/ Luftëtari dedikim për drejtorin teknik, tifozët mbështesin Bregun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 18:34

FOTOLAJM/ Luftëtari dedikim për drejtorin teknik, tifozët mbështesin Bregun

Luftëtari mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kamzës. Menjëherë pas ndeshjes, klubi gjirokastrit, përmes një postimi në faqen zyrtare, ia dedikoi këtë trepikësh drejtorit teknik, Vangjel Çavo, i cili sot festoi 45-vjetorin.

Luftetari555

“Çunat ja dedikojne fitoren drejtorit teknik Vangjel Çavo me rastin e ditelindjës së tij. Gjejmë rastin t’i urojmë edhe 100 vjeç dhe shumë suksese në karrierën e tij. Forca Luftëtari!”, – shkruhej në faqen e klubit gjirokastrit.

gjirokastra

Ndërkohë, pas ndeshjes është parë shumë i dëshpëruar Dejvi Bregu, i cili humbi një mori rastesh. Mirëpo, tifozët gjirokastritë, si ata të pranishëm në shkallët e stadiumit, po ashtu edhe grupimi “Shqiponjat Bluzi”, e mbështetën fuqimisht.

Bregu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"