FOTOLAJM/ “Jam djalë nga Kosova më ka thirr atdheu”, surprizë emocionuese për Mirlind Dakun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 22:52

FOTOLAJM/ “Jam djalë nga Kosova më ka thirr atdheu”, surprizë emocionuese për Mirlind Dakun

Shqipëria do të përballet nesër me Moldavinë në transfertë, një ndeshje e rëndësishme në të cilën kuqezinjtë mund të sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europian.

tyi

Një prej sulmuesve të Kombëtares, Mirlind Daku është surprizuar nga banorët e lagjes “Arbëria” në Gjilan, lagje në të cilën është rritur para transferimit në Evropë.

Banorët e asaj lagjeje vendosën një banderolë në rrugën kryesore të lagjes me dedikim për sulmuesin.

“Jam djalë nga Kosova më ka thirr Atdheu”, thuhet në banderolën që ka fotografi të Dakut me fanellën e Shqipërisë.

Më pas Daku publikoi fotografinë e banderolës në rrjetet sociale duke i falënderuar ata për përkrahjen: Lagjja ime e dashur, faleminderit per perkrahjen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"