FOTOLAJM/ “Çokollata e kapiten Beratit”, te Atalanta krenohen me Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 22:49

FOTOLAJM/ “Çokollata e kapiten Beratit”, te Atalanta krenohen me Gjimshitin

Berat Gjimshiti është padyshim një lider në mbrojtjen e Atalantës. Me shiritin e kapitenit në krah, futbollisti shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë në duelin ndaj Juventusit që përfundoi me rezultatin 2-2. Shqiptari kontribuoi me asist te goli dytë i Atalantës i shënuar nga Kopmeiners.  

MixCollage-10-Mar-2024-09-08-PM-2025

Në kampin bergamask ndihen krenar për kapitenin e tyre, teksa faqja zyrtare e Atalantës i ka dedikuar një postim special Gjimshitit teksa shkruan: Çokollata e kapiten Beratit. 

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"