FOTO/ Zvarritet shtrimi i tapetit sintetik në “Reshit Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 20:14

FOTO/ Zvarritet shtrimi i tapetit sintetik në “Reshit Rusi

Fusha sportive “Reshit Rusi” ka rreth një muaj që është jashtë përdorimit, pasi i është nënshtruar rikonstruksionit. Për afro një muaj aty po punohet për shtrimin e tapetit të ri, por vendoja e fushës me bar sintetik po tejkalon afatet.

bandicam 2021-11-19 20-13-09-608

Vendimi për ndërrimin e tapetit u prit me entuziazëm, nga ana tjetër ecuria shumë e ngadaltë e punimeve po jep një tjetër ndikim negativ. Shqetësimi është se pjesa e shtresës së rërës së gomuar që ka qenë poshtë tapetit është akoma aty. Punonjësit e angazhuar për mbledhjen dhe grumbullimin e saj e kanë bërë një gjë të tillë në mënyrë primitive pa pasur mbështetjen e mjeteve motorike të duhura duke e sistemuar në qeset përkatëse.

Për të përfunduar ky proces i pastrimit të rërës së gomuar duhet akoma punë, dhe për këtë kërkohet ndërhyrja e pajisjeve të tjera profesionale motorike për punimin e shtresës së poshtme të fushës. Të gjitha këto pritet të realizohen në ditët në vazhdim duke i dhënë mundësi pastaj vendosjes së tapetit të ri, i cili për hir të së vërtetës ka mbi një muaj që ka mbërritur në Shkodër dhe qëndron në anë të fushës së lojës.

Në deklaratat e mëparshme të klubit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, pritshmëria e përfundimit të punimeve në stadiumin “Reshit Rusi” ishte për një afat kohor përafërsisht të një muaji. Por, me ritmin shumë të ngadaltë të punimeve, nëse nuk do të ketë ndërhyrje serioze nga ana e qeverisjes vendore, fusha sportive në fjalë rrezikon të qëndrojë e bllokuar edhe për një afat të gjatë kohor, duke i prishur shumë punë edhe përgatitjeve të ekipit të parë, akademisë, si dhe skuadrës së femrave.

Tani pritet që bashkia dhe klubi Vllaznia të ndërhyjnë që fusha “Reshit Rusi” të kthehet në gjendje pune, pasi ky impiant i vlen shumë futbollit shkodran në tërësinë e tij.

bandicam 2021-11-19 20-12-47-835

bandicam 2021-11-19 20-12-34-269

A.URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"