FOTO/ Spikat mbrojtësi i Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 10:10

FOTO/ Spikat mbrojtësi i Kombëtares, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

yhgjhg

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Në vendin e parë renditet, Lirim Qamili me notën 8.4 pasi realizoi dygolësh në Superligën e Danimarkës kundër Lingbi.

Arlind Ajeti pozicionohet në të dytin pasi shënoi gol spektakolar në duelin ndaj Farul Konstantas. Mbrojtësi Eneo Bitri është vlerësuar me notën 7.9 për shkak të performancës së mirë me Krakovia.

Vendi i katërt shkon për Belajdi Pusin i cili i dha 1 pikë skuadrës së tij, Turan në transfertën me Zira.

Në vendin e fundit renditet Kristi Qose me notën 7.6.

WhatsApp Image 2024-03-04 at 09.54.02

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"