FOTO/ Si përfundon ndeshja Poloni-Shqipëri? Ja si kanë votuar tifozët në faqen e UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 20:08

FOTO/ Si përfundon ndeshja Poloni-Shqipëri? Ja si kanë votuar tifozët në faqen e UEFA-s

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë nis rrugëtimin e kuqezinjve në eliminatoret e Euro 2024. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret, duke llogaritur edhe humbjen e polakëve në ndeshjen e tyre ndaj Republikës Çeke.

bandicam 2023-03-27 20-01-40-933

Në faqen zyrtare të saj, UEFA ka hapur një sondazh sa i përket parashikimit të sfidës së sotme në Varshavë, duke pyetur tifozët e saj se si përfundon ndeshja sot.

Deri 45 minuta para fillimit të sfidës, në faqe rezultonte se 51% e votuesve mendonin se Polonia do të fitonte sfidën, ndërsa 44% është e bindur se fiton Shqipëria, me vetëm 4% që mendojnë se ndeshja mbyllet në barazim.

sdfsdsdffsdsfdsdfsdfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"