FOTO/ Shkodranët e Laçit marrin përgjigjen nga treshja e Kamzës: Nuk luhet me klane!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 23:02

FOTO/ Shkodranët e Laçit marrin përgjigjen nga treshja e Kamzës: Nuk luhet me klane!

Një javë më parë, tre futbollistët shkodranë të Laçit, Shtubina, Nikaj dhe Fangaj, postonin një foto pasi kishin mundur Kamzën, dhe i bënin kështu një nder Vllaznisë, të kishte shpresa për mbijetesën edhe javën e fundit.

nika shtubina fangaj

Por, pasi siguruan mbijetesën ditën e sotme, dhe Vllaznia u rrëzua, tre futbollistët e Kamzës, Zguro, Fukui dhe Fili, bëjnë ironi me atë foto të shkodranëve, dhe Zguro shkruan: Respekte nga çunat. Përshëndes 3 shkodranët e një jave më parë. Futbolli nuk luhet me klane për të hedhur një ekip dhe për të qëndruar një tjetër.”

zguro kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"