FOTO/ Roma bën ndryshimin në autobus pas fitores dhe lajmëron tifozët: Nuk e dimë se kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 1:02

FOTO/ Roma bën ndryshimin në autobus pas fitores dhe lajmëron tifozët: Nuk e dimë se kur…

Klubi i Romës do të largohet nga Tirana me trofeun e parë historik të Ligës së Konferencës, duke qenë fituesi i parë i këtij turneu. Një titull që skuadra italiane e ka vendosur menjëherë në autobusin e saj.

sdfdsfff

Autobusit të romanistëve, i cili erdhi me traget dy ditë më parë në vendin tonë, i është vendosur menjëherë mbishkrimi “FITUESIT e Ligës së Konferencës 2022” në xhamin e përparmë të tij pas finales, për ta bërë edhe më të veçantë.

Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se lojtarët dhe stafi do të udhëtonin sot drejt Italisë, por nuk ia kishin ende idenë se kur dhe se nuk kishin bërë ende plane për festën që i priste në kryeqytetin italian.

“Kthehemi nga Tirana që këtë natë, por nuk e dimë ende kur. Por nesër pasdite, do të festojmë të gjithë bashkë në Romë. Në mëngjes do t’ju përditësojmë me programin”, shkruante klubi në rrjetet sociale.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"