FOTO/ Qau pas eliminimit të Kosovës, Berisha u përgjigjet kritikëve: Do t’ju shpërblejmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 18:59

FOTO/ Qau pas eliminimit të Kosovës, Berisha u përgjigjet kritikëve: Do t’ju shpërblejmë

Mesfushori i Kososvës Valon Berisha u bëri thirrje tifozëve të Kosovës të mos e denigrojnë me komente fyese ekipin përfaqësues pas humbjes së mundësië për të vazhduar garën për EURO 2021.
IGLI TARE VALON BERISHA
Në rrjetet sociale, futbollisti i Reimsit shkruan se “mundi dhe sakrifica e skuadrës do të shpërblehet dhe se Kosova pa tifozët e saj nuk është asgjë”. Berisha kërkoi nga kritikët që të lënë mënjanë komentet negative dhe të mbështesin ekipin përfaqësues në çdo moment.

Disa prej lojtarëve kryesorë të Kosovës, si: Rashica, Rrahmani, Muriqi, etj, janë sulmuar ashpër nga tifozët si “tradhëtarë dhe dezertorë” pasi nuk luajtën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Berisha e përjetoi keq eliminimin nga Maqedonia, teksa qau pas ndeshjes në Shkup.

Mesazhi i Valon Berishës

Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë ❤️?? Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore ? Kosova gjithmonë në zemër

 


View this post on Instagram

Jeta është e mbushur me sfida, sprova të ndryshme si në futboll, si në jetën e përditshme, «cili» është që të mësojmë prej tyre, mos të dorzohemi kurrë dhe të vazhdojmë me ec përpara, gjithmonë Zoti i ka shpërblyer ata të fortit që s’janë dorëzu, na pa ju (familjet, FFK, tifozët, Shqiptart kudo që janë që na mbështesin) s’jemi asgjë, së bashku do punojmë të ju bëjmë krenar në të ardhmën, shpërblimi do të vjen, ndoshta jo sot, jo nesër, jo mbas 1 viti apo 2, por puna do shpërblehet kur nuk dorzohemi e qendrojmë bashkë ❤️?? Kosovën e kemi të gjithë në zemër, kështu që leni komentet negative, qëndroni me ne, si në humbje ashtu edhe në fitore ? Kosova gjithmonë në zemër ❤️???

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"