FOTO/ Prezantim i trefishtë, Turbina siguron 3 lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:11

FOTO/ Prezantim i trefishtë, Turbina siguron 3 lojtarë të rinj

Klubi i Turbinës vazhdon me përforcimet në prag të nisjes së sezonit të ri. Cërrikasit kanë krijuar një miksim mes lojtarëve shqiptarë dhe brazilianë në përzgjedhje.
pjimage
Mesfushori Mikel Brahimlika, mbrojtësi Gjyrkan Shehi dhe braziliani Kristofer Luis janë prezantuar si afrimet e reja për trajnerin Marselo Troisi. Futbollistët kanë firmosur për dy sezone me Turbinën.

Lëvizjet e shumta gjatë merkatos pritet të japin efektin e duhur në Kategorinë e Parë ku objektiv i Turbinës është ngjitja në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"