FOTO/ Presidentët e klubeve shqiptare në versionin ultras, shkrihen me tifozët në rrugët e kryeqytetit moldav

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 15:24

FOTO/ Presidentët e klubeve shqiptare në versionin ultras, shkrihen me tifozët në rrugët e kryeqytetit moldav

Kombëtarja shqiptare nuk do të jetë vetëm as në transfertën e Moldavisë, pasi tifozët kuqezi do të jenë prezent edhe në stadiumin e Zimbrusë me shpresën se në përfundim të ndeshjes së sotme do të festojnë kualifikimin për në Euro 2024 së bashku me skuadrën e drejtuar nga trajneri Silvinjo. 

1

Për këtë transfertë mbështetësit e Kombëtares janë nisur nga shumë vende të Europës dhe festa e tyre në rrugët e kryeqytetit Kishinjev ka nisur disa orë para ndeshjes që starton sot në orën 18:00. Pjesë e kësaj atmosfere në rrugët e kryeqytetit moldav janë bërë edhe shumë presidentë klubesh në Shqipëri. “Panorama Sport” përmes fotove të shkrepura nga fotografi Ferdinand Hazisllari ju përcjellë atmosferën e tifozëve kuqezi në rrugët e kryeqytetit moldav, ku disa presidentë klubesh janë në versionin ultras.

2 (1)

Në foto shikohet presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj, si dhe ish- presidenti i Tërbunit dhe donator i disa klubeve në të shkuarën Petrit Syla.

4 (1) 3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"