FOTO/ Partizani shkon dy ditë para në Andorrë, Zekiç i jep dorën e fundit përgatitjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2023 | 16:00

FOTO/ Partizani shkon dy ditë para në Andorrë, Zekiç i jep dorën e fundit përgatitjeve

Partizani do të ndeshet me Atletik Eskaldes në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e parë që do të luhet në Andorrë, të martën e 25 korrikut, ora 17:00.

partizani

Skuadra duket se ka zgjedhur që të udhëtojë për në Andorrë dy ditë përpara ndeshjes, me të kuqtë që janë akomoduar në hotel.

Ata kanë shkuar me çarter në orët e para të mëngjesit në Tuluazë të Francës, e më pas me autobus për rreth dy orë në Andorrë.

Ditën e sotme pritet seanca e parafundit stërvitore teksa Zekiç i jep dorën e fundit përgatitjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"