FOTO/ Pandemia e Koronavirusit ka pezulluar gjithçka, shikoni çfarë bën Salihamixhiç për të mbajtur veten në formë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 13:58

FOTO/ Pandemia e Koronavirusit ka pezulluar gjithçka, shikoni çfarë bën Salihamixhiç për të mbajtur veten në formë

Në këtë kohë pauze të Bundesligës për shkak të pandemisë së Koronavirusit, drejtori sportiv i Bajernit të Mynihut, nuk e lë pas dore kujdesin për shëndetin e tij.

received_217291626206300

Hasan Salihamixhiç ka vrapuar në pyllin Perlacher në juglindje të Mynihut i shoqëruar nga djali i tij 17-vjeçar, Nik. Të dy të veshur me kostumin e rekordmenëve të Gjermanisë, babë e bir kanë vrapuar për 45 minuta dhe kanë kryer ushtrimet e streçingut.

I biri i ish-futbollistit të Bajernit luan për skuadrën B të të rinjve të klubit. Salihamixhiç, i cili prej muajit korrik do të jetë drejtuesi i ardhshëm i klubit, ka ndërprerë çdo bisedim për merkaton e ardhshme të verës, ndërkohë në klub aktualisht që po punohet vetëm me rinovimet e lojtarëve kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2021.

received_2980953041999625

Ndërkohë që skuadra e Hansi Flikut vijon të stërvitet në shtëpi dhe gjithçka menaxhohet përmes internetit.

Androkli Dralo – Panoramasport.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"