FOTO/ Nuk u grumbullua për në Botëror, sulmuesi i Bajernit nis të qajë në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 23:04

FOTO/ Nuk u grumbullua për në Botëror, sulmuesi i Bajernit nis të qajë në stërvitje

Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë, ka shpallur sot listën paraprake me 35 futbollistët e grumbulluar për Botërorin e Rusisë që do të nis më 14 qershor.

382572_TS_15-05-18_8021847423_

 

Përveç Mario Gotze-s, futbollistit që shënoi golin deçiziv në finalen e 2014 kundër Argjentinës, mungonte edhe Sandro Wegner, sulmuesi i Bayern Munich.

Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 30-vjeçari nuk e ka pritur aspak mirë zgjedhjen e Lëv. Ai është fotografuar në qendrën stërvitore të klubit duke u stërvitur me sytë në lot.

Shokët e ekipit janë përpjekur të ngushëllojnë sulmuesin i cili me shumë mundësi e ka patur shansin e fundit për të përfaqësuar kombëtaren në Botëror.

“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”

382572_TS_15-05-18_4326174838_

http://www.balkanweb.com/site/foto-low-nuk-e-zgjodhi-per-boterorin-sulmuesi-i-bayern-nis-te-qaje-ne-stervitje/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"