FOTO/ Napoli ndryshon fanellën për Maradonën, ja si do jetë bluza ndaj Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 12:15

FOTO/ Napoli ndryshon fanellën për Maradonën, ja si do jetë bluza ndaj Romës

Napoli pret ditën e sotme Romën në shtëpi, në atë që është edhe kryendeshja e Serisë A për këtë fundjavë.

Diego Maradona Argentina 1985

Të kaltrit kanë marrë vendimin për të ndryshuar fanellën për këtë ndesh, në nder të ndarjes nga jeta e Maradonës, legjendës së klubit dhe Argjentinës.

Sponsori “Partenopei” ka marrë leje në federatën italiane, që për ndeshjen e sotme lojtarët e Napolit të paraqiten me një fanellë ndryshe nga herët e tjera.

FANELLA

Skuadra napolitane do të futet në fushë ditën e sotme me një fanellë thuajse të njëjtë me atë të Argjentinës, ku luante Maradona dhe arriti suksese të mëdha. Një gjest i shkëlqyer ky i Napolit, të cilët gjithashtu kanë vendosur që edhe stadiumit t’i vendosin emrin e legjendës argjentinase.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"