FOTO/ “Nami” në Librazhd, ura mbushet plotë me tifozë për të parë derbin ndaj Shkumbinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 21:26

FOTO/ “Nami” në Librazhd, ura mbushet plotë me tifozë për të parë derbin ndaj Shkumbinit

Kur sheh këto foto, nga ndeshja e Kategorisë së Dytë, mes Sopotit dhe Shkumbinit, atëherë është e kot që nuk lejohet hyrja ne stadium.

Sopoti logo

Aty nuk ka as distancim fizik dhe as masa anti-Covid… Thjesht klubet po humbin disa para dhe qytetarët po rrezikojnë seriozisht jetën duke qëndruar masivisht në ura apo në tarraca pallatesh!

Por në Shqipëri askush nuk pyet për sportin dhe ta marrë seriozisht lehtësimin e masave nëpër stadiume. Autobusët plot, kafenetë plot dhe ambientet rreth stadiumeve plot… E çfarë kuptimi ka që të mos hyjnë e të shohin ndeshjet në stadium?

kat2

Nga foto e siguruara nga “Panorama Sport”, shihet një grumbull i madh tifozësh, që qëndrojnë pranë një ure në afërsi të stadiumit, duke ndjekur derbin mes Sopotit dhe Shkumbinit, që përfundoi në barazim 1-1.

Sopoti – Shkumbini 1-1

Golat: Çota 59’ / Lundraxhiu 10’

Sopoti: Alliu, Tanushi (Qehaja 78’), Farruku, Seferi, Jugu, Goci (Rreshka 59’), Kopaçi, Asllani, Mziu (Kullafi 72’), Çota, Sejdini. Trajner: Besnik Kola

Shkumbini: Ajazi, Broshka, Dakavelli, Ferhati, Lamçja, Lundraxhiu (Bërdufi 16’), Ramazani, Mici, Nexha, Rroshi, Mustafaj (Dos Santos 12’- Sulkja 46’). Trajner: Lorenc Pashja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"