FOTO/ “Na mësuan se duhet të bënim më tepër”, ish-ylli i Barcelonës nuk kursen ironinë ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 15:11

FOTO/ “Na mësuan se duhet të bënim më tepër”, ish-ylli i Barcelonës nuk kursen ironinë ndaj Realit

Fitoret e Real Madridit në javët e fundit të kampionatit spanjoll kanë ngjallur sulme të ashpra ndaj klubit madrilen duke u akuzuar se po bind gjyqtarët të lehtësojnë fitoret e tyre për të siguruar titullin kampion. Pjesë e këtyre debatave është bërë dhe ish-lojtari i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së Dani Alvesh.
dani alveshh
Në një komunikim me fansat e tij në rrjetin social “Twitter”, Alvesh ironizon rivalët e përjetshëm të Barcelonës duke thënë se: “ata (Reali) i kanë mësuar se si të japin më tepër në fushë kur gjithçka nuk mjafton”.

“Një ditë ata na mësuan se ne duhet të kishim bërë më tepër sesa kemi bërë, ndryshe nuk është e mjaftueshme. Dhe kështu u bë”, shkruan mbrojtësi veteran brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"