Foto / Mici dhe Latifi si “Lulëkuqet mbi mure”, Shkëmbi: Kujdes kujdestarin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2017 | 15:34

Foto / Mici dhe Latifi si “Lulëkuqet mbi mure”, Shkëmbi: Kujdes kujdestarin…

Sezon i ri dhe “look” i ri për futbollistët e Skënderbeut, Gledi Mici dhe Liridon Latifi.

mici

Mbrojtësi i korçarëve, ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet përkrah mesfushorit gjatë stërvitjes në Turqi, me flokët të qethura thuajse në zero.

mici latifi

“Jaçe dhe Lelo” është komenti me humor i futbollistit duke kujtuar dy personazhet e njohur të filmit “Lulëkuqet mbi mure”.

Nuk ka vonuar shumë që në këtë postim të shfaqej edhe një batutë nga Bledi Shkëmbi, i cili njeh shumë mirë të dy futbollistët. “Kujdes kujdestarin”, ishin fjalët e ish-kapitenit të klubit korçar, që tashmë gjendet në Kosovë ku ka nisur karrierën e trajnerit te Liria e Prizrenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"