FOTO/ Mesfushori i Kombëtares “shënon” dhe tallet me ngatërresën, ekipi i tij siguron Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2019 | 22:01

FOTO/ Mesfushori i Kombëtares “shënon” dhe tallet me ngatërresën, ekipi i tij siguron Europën

Ekipi i shqiptarit Kristi Qose, Ruzomberoku, fitoi ditën e sotme 1-0 ndeshjen në shtëpi ndaj Dunajska Streda, me gol të Mustedanagiç në minutën e 6-të të takimit.

kristi qose

Por, është faqja “Flashscore” e cila, në skedën e ndeshjes gabimisht ka shënuar emrin e mesfushorit të Kombëtares, Qose. Diçka të tillë, vetë Qose e ka postuar në “Instagram”, ku bën shaka me këtë ngatërresë.

Gjithsesi, Qose ishte si zakonisht, një titullar i padiskutueshëm për Ruzomberok, dhe luajti për 90 minuta, duke ndihmuar në fitoren e ekipit të tij, që tashmë ngjitet në vendin e tretë dhe tashmë ka siguruar këtë pozicion që të mundëson Europa League.

60598733_2296837880588716_6465059471457517568_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"