FOTO/ Menjëherë në fushë pas zyrtarizimit, Martini nis punën për ringritjen e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2023 | 20:54

FOTO/ Menjëherë në fushë pas zyrtarizimit, Martini nis punën për ringritjen e Teutës

Edi Martini është zyrtarizuar sot si trajneri i “ri” i Teutës. Shkodrani në fakt emërohet për herë të pestë në karrierën e tij në stolin e durrsakëve, nga i cili ishte larguar në mbyllje të edicionit të kaluar për t’i bërë vend Diego Longos.

384197776_1086239599210321_6096630709816996390_n (1)

Por me shkarkimin e italianit këtë të diel, presidenti Hasanbelliu i ka besuar pikërisht Martinit pankinën e ekipit të tij, i cili njëlloj si në vitin e kaluar e ka nisur shumë keq edicionin dhe gjendet në pozitat e ulëta në renditje.

384113695_791009823026859_956026772880308996_n

Pas zyrtarizimit nga klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Martini nuk ka vonuar që të zbresë në fushën e lojës. Ai ka drejtuar që sot seancën stërvitore të ekipit, duke nisur punën për të përgatitur një ndeshje shumë delikate si ajo e mesjavës kundër Kukësit, një rival direkt në këto momente në zonën e ftohtë të klasifikimit ku gjendet ekipi durrsak.

383208805_3515882628700263_921789934580138965_n (1) 384177581_634705458787465_5364409562904903042_n (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"