FOTO/ “Më tha ‘e kemi nga lart””, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë denoncon gjyqtarin: Ordinerë që shiten për 2 lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2023 | 20:06

FOTO/ “Më tha ‘e kemi nga lart””, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë denoncon gjyqtarin: Ordinerë që shiten për 2 lekë

Humbja në shtëpi në Kategorinë e Parë me shifrat 1-2 përballë Burrelit nuk ka kaluar pa polemika te Tërbuni. Vendasi pretendojnë se disfata ishte më shumë si pasojë e vendimeve të arbitrit se sa lojës së kundërshtarëve dhe këtë ide mbështet edhe trajneri i pukjanëve, Alert Alcani..

terbuni

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka denoncuar hapur gjyqtarin Silvio Dyrmishi i cili drejti ndeshjen e skuadrës së tij.

“Kam kaq vite në këtë dreq futbolli, dikur lozur dhe tani si trajner. Nuk arrij të kuptoj se si në 2023 akoma ka njerëz që duan të bëjnë pis futbollin, sinqerisht më vjen keq që një arbitër çun i ri me perspektivë dhe vjen dhe merr përsipër të lozi me djersën e sportistëve, tifozëve. Sinqerisht më vjen keq dhe me pafytyrësinë më të madhe më thotë në fund ‘më fal e kemi nga lart”! Kush është lart? Lart është veç Zoti. Kujt i referohen këto me këto fjalë, unë jam i sigurt që ato lart nuk kanë kohë të merren me këto poshtë, pasi kanë plot punë për të bërë…

Por thjesht këto janë ca ordinerë arbitra që vijnë dhe shiten për 2 lekë dhe ky është Dyrmishi nga Elbasani”, shkruante ai për gjyqtarin 31-vjeçar.

7472a6fe-8f77-4acd-8ec5-d75f6c515e16

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"